Stërvitja e Juventusit ka qenë ndryshe nga ditët e tjera pasi sot në shumë vende të botës festohet Hallouini, nata ku kujtohen të vdekurit dhe që nëpër vite ka qenë dhe një subjekt i filmave horror për vetë temën që festa ka. Qëllimi është i thjeshtë, të maskohesh dhe të festosh, ndërsa fëmijët shkojnë derë më derë për të marrë sheqerka.

Por Kristiano Ronaldo, asi portugez i Juventusit, ka shkuar i maskuar në qendrën stërvitore bardhezi në Kontinasa, i veshur si një klloun i denjë për filmat horror me punojësit e klubit apo dhe lojtarët që shohin të habitur dhe buzagazë rrengun e mikut të tyre.