Një video qesharake është bërë virale në rrjet. Ajo tregon momentin kur një një britanik teksa kishte dalë për të hedhur një vështrim mbi lumin Tamiz që kalon përmes Londrës, i ndodh një incident i papritur.

James Moss, i cili ishte bashkë me një mikun e tij, rrëzohet nga shkallët pranë lumit dhe rrokulliset disa herë, gjersa përfundon në lum.

Pas rrëzimit spektakolar, James ngrihet menjëherë në këmbë ndërsa personat që e filmuan ia plasin të qeshurës.

Video është publikuar në Twitter nga vetë James Moss dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime. Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook