Ka rinisur sërish seanca plenare, pasi u ndërpre për 10 minuta nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ruçi i ka kërkuar kryedemokratit Basha të largohet nga foltorja, por Basha ka qenë i vendosur për t’u mos larguar bashkë me deputetët e opozitës.

Kjo gjë ka detyruar Ruçin të ndërpresë sërish seancën.

Tensionet në seancën e sotme ishin paralajmëruar më parë nga Basha, në seancën e sotme, e cila mbahet 3 ditë para protestës opozitare, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.

Por edhe pse seanca është ndërprerë Basha ka vijuar të flasë dhe e ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, fjalën e tij.

Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, ndërsa është fokusuar tek çështja e shumë përfolur “Xhafa”.

Sipas Bashës, kjo tregon se qeveria është bërë njësh me krimin dhe rënien e shtetit, dhe rasti i Agron Xhafajt është tregues i qartë i kësaj.

Basha gjithashtu i bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës, që do të zhvillohet në 11 maj.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

“Je përgatitur që nëse nuk hapen negociatat në Qershor t’u thuash shqiptarëve se fajin e ka opozita. Rama dështoi që të plotësojë kushtet për në BE. Kriminalizuat Parlamentin, prandaj çfarëdo daulle të shpuar t’i biesh nga kjo foltore, të vërtetës nuk i shpëton dot. Vetëm ti dhe Xhafaj jeni përgjegjës sot për moshapjen e negociatave. Nuk e bëri PD Tahirin ministër të Brendshëm, por ishte ti Rama. Nuk e lidhi PD Tahirin me krimin, por ti. Nuk e bëri PD Xhafajn ministër të Brendshëm, ndërkohë që vëllai vijon të jetë bosi i drogës në Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Replikat/ Xhafaj i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Bashës: Kur ishe ti ministër i Brendshëm, kanabisi kultivohej me mbrojtjen e shtetit

Ti do vetëm llafe boshe, gënjeshtra, trillime, fyerje dhe kërcënime, kundër qytetarëve të tyu, kundër gazetarëve, kundër opozitës, madje edhe kundër europianëve që ta thonë në sy të vërtetën”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook