Arnold Schwarzenegger është sulmuar fizikisht me shkelm në shpinë, teksa merrte pjesë në një event sportiv në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

71 vjeçari aktor dhe politikan amerikan me origjinë austriake, nuk ka arritur të rrëzohet falë edhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë, që kanë bllokuar agresorin.

Skena është filmuar me telefon dhe ka ndodhur në kohën kur Schwarzengger takonte një grup fëmijësh që merrnin pjesë në Wayne Price.

Menjëherë pas shkelmit ish guvernatori i Californisë ka komentuar: ‘Jam vetëm i kënqur që ai idioti nuk e ndërpreu Snapchatin tim’, duke shtuar që nuk do të bënte denoncim. Jashtë skenës së goditjes në video, pas ndërhyrjes së sigurisë, dëgjohet një zë që thërret ‘më Ndihmoni’.

Arnold më pas ka dalë nga eventi duke qeshur dhe ka postuar një koment në rrjetet sociale për ndjekësit e tij në Instagram: ’Faleminderit që shqetësoheni për mua por nuk ka asgjë shqetësuese”.