Policia Kufitare në Kapshticë në bashkëpunim me Doganën godet një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ku janë sekuestruar 34 pako me peshë 61 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa si dhe është arrestuar një person.

Sipas policisë, personi i arrestuar në flagrancë është  shtetasi, Klajdi Beqir, 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë ditës së sotme ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Opel Zafira” me targa AA304PT.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasmë të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike .

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithsej : 34 pako me peshë 61 kg e 400 gr, lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook