Analisti Mustafa Nano dhe ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka shkëmbyer akuza dhe ofendime në emisionin “Opinion” gjatë mbrëmjes së djeshme.

Debati shpërtheu në momentin kur Bardhi deklaroi se Nano ka një vilë në plazhin e Lalëzit, por analisti e ka mohuar dhe ka shpërthyer në ofendime.

Debati:

Gazmend Bardhi: Flasim për vilën tënde në Lalëz.

Mustafa Nano: Vilën time?

Bardhi: Po po, për vilën tende

Nano: Vileën e satëme

Bardhi: Vilën e satëme

Nano: Unë nuk kam vilë në Lalëz. Unë kam apartament. Ti je një idiot me gjyslyke

Bardhi: Ne s’jemi këtu peër pasuritë

Nano: Vilë ka Sali Berisha në Lalëz. Edhe Ilir Meta…

Bardhi: E nisim nga vetja

Nano: Ti nuk je idiot mor, ti je kërriç

Bardhi: Po të flasësh kështu nuk është argument

Nano: Ik mor zuzar, palaço.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook