Një masiv gurësh dhe balte ka rënë mbi makinat në një rrugë në qytetin e Wulong, në Chongqing, në Kinë.

Një kamera e montuar në kroskotin e një makine ka regjistruar momentin në të cilin një ‘shi gurësh’ ka rënë nga mali, mbi makinat që kalonin në rrugë.

Sipas mediave lokale fatmirësisht nuk ka viktima.

’Policia rrugore ka mbërritur pak minuta pas aksidentit për të garantuar sigurinë e shoferëve’, ka deklaruar një zyrtar rrugor.

’Kemi ndërprerë qarkullimin në këtë zonë për 20 minuta dhe pastruam rrugën nga gurët dhe nga balta’, tha zyrtari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook