Ujërat e zeza të cilat derdhen në det ose në liqen janë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet turizmi në Shqipëri.

Para disa ditësh ishte një shpërthim i tubit të ujërave të zeza në Ksamil, i cili shkaktoi një kaos te pushuesit, duke sjellë dhe largimin e tyre nga plazhi.

Por një tjetër rast i derdhjes së ujërave të zeza është regjistruar, kësaj here në Tushemisht. 

Video tregon se si ujërat e zeza vërshojnë brenda Liqenit të Pogradecit, një prej pasurive më të çmuara natyrore të vendit tonë, por edhe një destinacion atraktiv turistik.

Probleme të tilla sjellin jo vetëm që sjellin pasoja negative për turizmin në Shqipëri, por bëhen dhe shkak i përhapjes së epidemive e sëmundjeve të ndryshme që vijnë si pasojë e ujërave të zeza.