Big Mama është një prej këngëtarëve shqiptare më të përfolura, sidomos kohët e fundit, pas ndryshimit të formave të saj trupore.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ajo e ka befasuar moderatorin Arian Çani me pamjen e saj të re.

Ky i fundit i ka bërë asaj disa komplimente për kilet e tepërta që ka humbur, dhe rifitimin e linjave fizike, duke u kthyer në një femër tepër seksi tashmë.

Këngëtarja duke qeshur, i tha Çanit se i dukej sikur po e gjuan, dhe më pas shtoi se: ‘’Gjithë shokët e ngushtë kanë nisur të më gjuajnë. Dikur motër… motër, ndërsa tani krejt ma lypin’’

Çani: Sa e bukur je bërë më raftë pika.

Big Mama: Po më shikon ndryshe, s’më ke parë me këtë sy kur kam ardhur herë të tjera. Më thoje sa e lezeçme, bullafiqe, mullafiqe, kurse tani po më shef pak si seksi, sikur po ma gjuan.

Çani: Nuk është edhe aq pa vend kjo që the.

Big Mama: Nuk je i vetmi, deri dje të gjithë më thonin motër, sot krejt po ma lypin. Deri dje më thonin më nxjerr një shoqe, tani më kërkojn të dal me ta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook