Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi në zonën e Maminasit, ku humbën jetën dy persona.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, makina vjen me shpejtësi dhe përplaset me karburantin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin brenda.

Nga përplasja e humbën jetën drejtuesi i taksisë Bujar Agalliu dhe pasagjerja 23-vjeçare Elena Avdillari.

Burime zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është klasifikuar si aksidentale dhe jo e qëllimshme, edhe pse dyshohej se 23-vjeçarja kishte pasur lidhje me Fatjon Zhaporen, pronarin e “Benz-it” që përplasi taksinë.

Dyshohet që Fatjon Zhaporja të ketë qenë me një person tjetër në mjet në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook