Home Aktualitet Video/ Shpërthejnë pusetat me ujë në Sarandë, shiu “përmbyt” rrugët e qytetit

Video/ Shpërthejnë pusetat me ujë në Sarandë, shiu “përmbyt” rrugët e qytetit

SARANDË

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje shiu dhe disa rrugë të qytetit të Sarandës janë përmbytur. , Shpresa Dine raporton se për shkak të reshjeve, pusetat nëpër rrugët e qytetit kanë shpërthyer dhe uji është shpërndarë në rrugë duke vështirësuar kështu lëvizjen e qytetarëve.

“BalkanWeb” sjell pamje nga situata e krijuar në qytetin jugor, ndërsa fatmirësisht raportohet se uji që ka dalë nga pusetat nuk ka shkaktuar probleme në banesa.