Edhe pse shpesh ndaj tij ka pasur mjaft kritika rreth sjelljes së tij në fushën e blertë, ku në shumë raste e kanë cilësuar si “arrogant” apo “mendjemadh”, duket se nuk e njihni mirë Cristiano Ronaldon.

Të gjithë tifozët që e akuzojnë atë me epitetet e lartpërmendura, tashmë duhet të ndryshojnë opinion për CR7.

Por çfarë ka ndodhur sot?
Në fundin e ndeshjes ndaj Alaves, madrilenët fituan një penallti dhe pritej që si gjithmonë t’a godiste Ronaldo.

Çuditërisht portugezi hoqi dorë. Nëse ai do ta ekzekutonte dhe shënonte këtë 11-metërsh do të realizonte ‘tripletën’ e 50-t në karreirë si dhe golin e 300 me Real Madrid.

Në vend që të arrinte këto shifra, Cristiano zgjodhi të bënte të lumtur shokun e skuadrës, Benzema, i cili ekzekutoi mjeshtërisht penalltinë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke vulosur kështu shifrat 4-0 për madrilenët.

Kujtojmë që pak ditë më parë portugezi u bë protagonist në një ndeshje që po luhej në “Bernabeu” kur mori në mbrojtje Karim Benzema-n, që po vërshëllehej nga tifozët madrilen. Ai u bëri thirrje t’a duatrokisnin atë.

Kjo pasi në ndeshjet e fundit sulmuesi francez, Benzema ndodhet në një formë jo të mirë, duke dhënë paraqitje të dobëta, duke shkaktuar kështu irritimin ndaj tij të tifozëve madrilenë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook