Është mbyllur gjithçka në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit , ku kuqezinjtë kanë bërë detyrën duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

Nga minuta e parë e deri në minutëm e fundit, kuqezinjtë kanë dominuar lojën të drejtuar për herë të parë nga tekniku italian Christian Panucci. Pjesa e parë e lojës u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Ndërsa ishin 45 minutat e dyta të lojës të cilat dhuruna golat. Shifrat u zhbllokuan në minutën e ’54 nga Roshi pas një goditje këndi, ku fieraku u gjend në vendin e duhur pas një devijimi në zonë.

Kuqezinjtë kanë qenë shumë ngulmues, dhe kanë kërkuar me këmbëngulje dhe golin e dytë, i cili erdhi në minutën e ’78 nga Agolli.

Pas 7 ndeshjeve në grupin G, Shqipëria renditet e treta me 12 pikë, 4 më pak se Italia e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Izraeli i vendit të parë. Të dyja këto ekipe kanë një ndeshje me shumë në dispozicion.

Minutë pas minute

90+3’ Përfundon me fitoren 2-0 takimi kundër Lihtenshtejnit

86’ Panuçi vendos të aktivizojë një prej debutuesve në Kombëtare, në fushë edhe Ahmedi.

83’ Në lojë edhe Hyka, i cili zë vendin e Abrashit.


78′ Gol-Agolli bën gjithçka mirë në hyrje të zonës duke dhenë nje goditje perfekte me këmbën e djathtë që lë të shtangur portierin


63’ Agolli provon me një predhë nga 35 metra dhe detyron Jehle që të devijojë sferën në goditje nga këndi.

58’ Tjetër mundësi e mirë për kuqezinjtë, përsëri pas një goditje nga këndi të harkuar nga Memushaj, këtë radhë edhe Mavraj që shkëputet me kokë, por goditja e tij kalon pak mbi traversë.

54’ Odise Rroshi zhbllokon shifrat me një goditje të prirët në zonë pas një topi të nisur nga goditja e këndit

51’ Llullaku depërton bukur nga krahu i majtë por goditja e tij nga brenda zonës përfundon mbi kuadrat

46′ Nis pjesa e dytë. Këtë herë topin e parë e luajnë kuqezinjtë

45’ Përfundon pjesa e parë me shifra të bardha 0-0

38’ Llullaku merr bukur topin me gjoks në pozicion ballor dhe pastaj provon portën me një kthesë, por sfera kalon mbi traversë. Rast i mirë për shënim i kuqezinjve.

36’ Aksione të njëpasnjëshme pranë zonës së Lihtenshtejnit, por askush nuk radhët e kuqezinjve nuk gjuan drejt portës dhe çdo rast shpërdorohet në mënyrë të vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Faza play-off "Rusi 2018", Kroacia shpartallon Greqinë, Zvicra mposht Irlandën e Veriut

34’ Pas një goditje nga këndi, topi i harkuar nga Memushaj nuk devijohet në portë as nga Ajeti dhe as nga Roshi, të cilët shpërdorojnë në mënyrë të pabesueshme vetëm pak hapa larg portës.

29’ Roshi dhe Hysaj arrijnë deri në vijën fundore por pastaj mundohen të zgjidhin gjithçka individualisht, duke mos arritur të harkojnë në zonë, për të shpërdoruar mundësinë e radhës që iu shfaq kuqezinjve për të rrezikuar portën e Jehle.

25’ Edhe Hysaj provon me një pasim të fortë në qendër nga e djathta. Përsëri askush nuk finalizon idenë e mbrojtësit kuqezi për të shtyrë topin drejt rrjetës.

23’ Roshi harkon një top interesant nga e djathta, por si Llullaku, ashtu edhe Grezda nuk arrijnë të kthejnë sferën në rrjetë. Mungon forca goditëse te kuqezinjtë deri në këto momente.


16’ Memushaj provon të gjejë direkt portën nga goditja e dënimit, por pa sukses, me sferën që përfundon mbi traversë.

15’ Top i gjatë i Hysajt për Llullakun që e kontrollon mirë por ndalet pastaj me faull nga Malin, goditje dënimi për kuqezinjtë dhe karton i verdhë për mbrojtësin kundërshtar.

10’ Vazhdon të ketë kontrollin e plotë të lojës Kombëtarja shqiptare, e cila mundohet që të nisë aksione të shpejta nga krahut për të shfrytëzuar shpejtësinë e Grezdës dhe Roshit.

8’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Basha në pozicion ballor. Mesfushori provon me të djathtën por sfera del jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të portierit Jehle.

6’ Llullaku shkëputet mirë në të djathtë dhe jep topin për Memushajn, por ai nuk arrin ët gjuajë në portë. Aksioni vazhdon dhe këtë radhë Roshi jep një pasim të artë për Llullakun, i cili gjuan në rrjetë të jashtme.

5’ Goditje dënimi nga e majta për kuqezinjtë, sfera kalon pasqyrën e portës, por topi kalon pa probleme për portën kundërshtare.

3’ Qarkullim i ngadaltë i topit nga kuqezinjtë, që mundohen të gjejnë hapësira duke kaluar sferën nga një krah në tjetrin, për të gjetur hapësira të sulmojnë.

1′ Starton takimi në “Elbasan Arena” me topin e parë që e luajnë miqtë nga Lihtenshtejni

Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.

Trajner: Kristian Panuçi

Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.

Trajner: Rene Poritsh

Gjyqtar: Sergej Laposhkin