“Despacito”, super hiti muzikor latin që ka thyer çdo rekord botëror, ku pak ditë më parë u bë kënga e parë në historinë e “YouTube” që kapi shifrën e 4 miliardë shikimeve, duket se nuk ndalet.

Kënga me ritme të këndshme latine e kënduar nga Luis Fonci dhe Daddy Yankee, e cila ka pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar që nga 15 janari i 2017, duket se është “shqiptarizuar”.

Së fundmi është publikuar në “YouTube”, versioini i kësaj kënge me çifteli. Videoja e postuar ka marrë rreth 35 mijë klikime brenda 24 orësh.

Ka qenë një nga emrat e njohur të muzikës tradicionale dhe patriotike, Fatmir Makolli, i cili e ka sjellë edhe në versionin me çifteli këngën portorikane.

Ndoshta askush nuk do ta mendonte se “Despacito” mund të tingëllonte kaq bukur dhe me instrumentin tradicional shqiptar, çiftelinë. Për më tepër ju ftojmë ta dëgjoni versionin e super hitit botëror në videon e mëposhtme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook