Ka përfunduar superndeshja mes Spanjës dhe Italisë, e cila u fitua nga iberikët me rezultatin e thellë 3-0, duke i dhënë një leksion italianëve.

Ndeshja e vlefshme për eleminatorët e botërorit “Rusi 2018”, u zhvillua në “Santiago Bernabeu” u zhbllokua që në minutën e 14, kur Isco shënoi një supergol me një goditje dënimi nga jashtë zone.

Loja ishte e fortë, dhe përqindja e topit pothuajse ishte e barabartë, por spanjollët ishin ata që krijuan më shumë mundësi shënimi dhe i shfrytëzuan më mirë rastet e krijuara.

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Isco dyfishon rezultatin për spanjollët, duke i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 2-0.

Ndërsa në pjesën e dytë, italianët u munduan të shënonin, por nuk arritën të shfrytëzonin ato pak mundësi që krijuan. 

Gjithçka u vulos përfundimisht në minutën e 77 kur Alvaro Morata shënoi golin e 3 dhe të “knockout-it” për iberikët e drejtuar nga tekniku Lopetegui. Dhe 3-0 mbyllet ndeshja më e pritur e ditës së sotme.

Duke parë dhe ndeshjet e mbetura, tashmë mund të thuhet se spanjollët e kanë siguruar vendin e parë në Grupin G, në të cilin ndodhet dhe kombëtarja jonë e futbollit.

Ndërkohë që në ndeshjet e tjera që janë zhvilluar ndeshjen e sotme bie në sy fitorja e Maqedonisë në Izrael me rezultatin 0-1.

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara ditën e sotme të vlefshme për eleminatorët e Botërorit “Rusi 2018”.

  • Shqipëri – Lihtenshtejn  2-0
  • Finland – Islandë           1-0
  • Gjeorgji – Irlandë          1-1
  • Serbi – Moldavi             3-0
  • Kroaci – Kosovë           (E ndërprerë në minutën e 23)
  • Izrael – Maqedoni         0-1
  • Spanjë – Itali               3-0
  • Ukrainë – Turqi             2-0
  • Uells – Austri               1-0
LEXO EDHE:  Ja kush janë 2 shqiptarët që ja hodhën policisë italiane duke u arratisur prej burgu në Romë