Studentët e Universitetit të Tiranës janë duke zhvilluar një protestë para ambjenteve të Kryeministrisë.
Fillimisht ata u tubuan në sheshin “Nënë Tereza”, më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Përveç studentëve, të pranishëm në këtë protestë janë edhe disa pedagogë.
Mësohet se protestës së studentëve i është bashkuar edhe ish-zv/ministri i Arsimit. Taulant Muka, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, ku qëndroi rreth 3 javë në këtë post.
Studentët kërkojnë nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit uljen e tarifave, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e buxhetit për arsimin.
Ka nisur marshimi protestues drejt kryeministrisë. Solidarizohuni me studentët!
Gepostet von Për Universitetin am Donnerstag, 22. November 2018