Teksa studentët kanë përshkallëzuar protestën e tyre, duke bojkotuar mësimin, në shumicën e Fakulteteve në të gjithë vendin, këta të fundit kanë regjistruar një telefonatë me kryeministrin Rama,

Në bisedë, studentët i kanë bërë disa pyetje Ramës, ndërsa kreu i qeverisë shpesh herë iu është përgjigjur me ironi.

Pjesë nga biseda e regjistruar: 

Rama: 198 cm jam

Studentët: Jemi 150 mijë të gjithë budallenj jemi.

Rama: Aq jeni aty? Momentalisht sa studentë jeni, mirë mirë vazhdoni bëni qef!

Studentët:
Nuk po bëjmë qef na ka sjellë policinë këtu.
Ju keni thënë që protesta e ka shkundër qeverinë, keni thënë se ju do të vini në krye të saj.

Rama: Unë jam në krye të protestës!

Studentët: Çfarë këni ndërmend të bëni.

Rama: Kërkoni t’i them të gjitha përnjëherë. Që mbylleni brënda dhe mbylleni aty është idiotësi.

Studentët: Ça të duash na thuaj por budallenj nuk lejmojmë që të na thoni, idiotësia që përmendni ju është e sjellshme.
Pse na ke ofenduar duke quahtur disa kolegë tonë budallenj dhe pikopatë?

Rama: Keni treguar mungesë edukate nuk kamë thënë se jeni budallenj, nuk kam ofenduar njeri i kam dhënë përgjigjen që meriton. Më pyetet se ca mendoni për këtë që po bëjmë dhe ju thashë që më duket shumë idiote. Është e drejta juaj të thoni dhe të jepni opinione për qeverinë dhe për gjithçka.

LEXO EDHE:  Liberalizimi i vizave për Kosovën, reagon ashpër Rama: Hap i stërvonuar i Brukselit, të...

Studentët: Sa ju pëlqen protesta nga 1 te 10.

Rama: Jua thashë kjo nuk është protestë kjo është një idiotësi, të mbyllesh brenda, dhe të bojkotosh mësimin ca është kjo.

Studentët: Pse nuk i përgjysmoni tarifat e masterit.

Rama: Kjo nuk ka për tu bërë, jo të ngujoheni, por të dilni prej pas shumë vitesh prej aty tarifat e masterit nuk përgjysmohen.