Ylli irandez, Conor MCGregor, i cili numëron mijëra fansa në gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë, është përfshirë në një incident.

Sportisti i arteve të përziera marciale, Conor McGregor është vetëdorëzuar në policinë e Brooklyn, në New York, pas përfshirjes në një incident.

29-vjeçari irlandez, ish-kampion i dy kategorive të UFC-së, ishte pjesë e një grupi që akuzohen se sulmuan një autobus, me të cilin udhëtonin “luftëtarë” rivalë, sipas komunikatës së UFC-së.

McGregor u vetëdorëzua në polici rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa Departamenti i Policisë së New Yorkut njoftoi se McGregor do të dilte përpara një gjykatës mëngjesin e kësaj të premteje, në orën 07:00 me atë lokale.

Ajo që e bëri më të famshëm irlandezin ishte ‘sfida e shekullit’ mes tij dhe një boksieri profesionist, si Floyd Mayweather, në gusht të vitit 2017, një sfidë që gjeneroi miliona dollarë të ardhura edhe për vetë sfiduesit.

Por ai nuk ka pasur ndonjë dyluftim tjetër në ring që prej nëntorit të vitit 2016, kur mposhti me “knock out” Eddie Alvarezin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook