Dy nga kafshët më të dashura për njeriun janë pa dyshim qeni dhe macja.

Qeni cilësohet si një mik besnik për njeriun, ndërsa macja si një kafshë shtëpiake lozonjare.

Dihet që marrëdhënia mes dy kafshëve përgjithësisht është një “luftë” e vërtetë.

Një video e bërë virale në rrjet tregon momentin kur një mace e zemëruar sulmon një qen.

Qeni e ngacmon macen, duke luajtur me bishtin e saj, por macja e cila ishte në gjumë nuk e duron dot këtë.

Ajo e sulmon qenin, duke e gërvishtur në fytyrë. Për më tepër shihni videon e mëposhtme, e cila do t’ju shkrijë së qeshuri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook