Aktorja e njohur Lindsay Lohan është vënë ditën e sotme në qendër të mediave botërore.

Ajo ka bërë një video live në “Instagram” ku tregonte se është në Rusi si një aktiviste humanitare, por gjërat nuk shkuan aspak mirë. Lohan shfaqej tek shante persona që sipas saj ishin trafikantë fëmijësh.

Aktorja e “Mean Girls” i vihet pas grupit të refugjatëve dhe ju flet në arabisht duke ju thënë: “Nuk do t’iu lë të shkoni derisa t’iu marr. Hej fëmijë.”

Video vazhdon dhe Lindsay i afrohet njërit prej fëmijëve duke e tërhequr nga krahu për ta marrë me vete, por e ëma e djalit të vogël ka reaguar duke e shtyrë dhe duke i folur, shkruan Who.

Aktorja ka përfunduar e rrëzuar në tokë duke qarë me kamerën përpara fytyrës. Reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta në të gjitha rrjetet sociale.