Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në të gjithë veriun e Shqipërisë deri në Tiranë.

Epiqendra ka qenë në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në malet e Vermoshit. sipas raportimeve të para thuhet se ka qenë i magnitudës 5.4 ballë, thellësi 1 km.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, ku shumë prej tyre janë larguar të alarmuar nga banesat.

Një video e bërë publike në rrjetet sociale tregon se sa është ndjerë tërmeti në Kukës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook