Të paktën 380 persona kanë humbur jetën për shkak të një cunami të fortë të shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 7.5, bën të ditur Agjencia kombëtare e katastrofave. Tërmeti goditi qytetin bregdetar të Indonezisë Palu.

Cunami ka shkaktuar dallgë tre metra të larta. Sakaq, një numër i madh personash kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu, bëhet e ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një numër i konsiderushëm i viktimave janë gjetur nën rrënoja.

Qindra shtëpi, spitale, hotele dhe qendra tregtare janë shkatërruar. Energjia elektrike është ndërprerë në pjesë më të madhe të qytetit dhe rrugët kryesore janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Kujtojmë që muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian Lombokut, ku humbën jetën të paktën 460 persona persona.