Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë në Filipine pasi një tërmet i fuqishëm goditi ishullin kryesor të Luzonit, thonë zyrtarët.Tërmeti me magnitudë 6.1 goditi të hënën rreth orës 17:11 minuta me orën lokale, raporton Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji

Një aeroport u dëmtua seriozisht dhe së paku dy ndërtesa u shkatërruan.

Autoritetet besojnë se disa njerëz mbeten të bllokuar brenda një ndërtese katërkatëshe në qytetin e Poracit.

Guvernatori i provincës Pampanga tha se tre trupa ishin tërhequr nga një dyqan pas tërmetit, ndërsa një grua dhe nipi i saj u gjetën të vdekur në qytetin Lubao.

Njëzet njerëz deri më tani janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital, shtoi ajo.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin Manila, ku rrokaqiejt u lëkundën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Clark, i vendosur rreth një orë në veri të kryeqytetit, pësoi dëme të mëdha, me të paktën shtatë persona të plagosur.