“Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar!”

Ky është mesazhi domethënës, që të rinjtë e PD dhe LSI kanë shpalosur sot përpara parlamentit. Por, ky nuk është vetmi. Ata kanë radhitur këpucët, mbi të cilat kanë ngulur flamuj shtetesh, të të afërmëve të tyre që kanë ikur nga Shqipëria.

Belind këlliçi, kreu i FRPD deklaroi se “kemi ardhur këtu sot në shenjë paqejej dhe ftojmë dhe policët të sjellin këpucët e familjarëve të tyre që kanë lënë vendin. Të rinjtë në një protestë para parlamentit për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijera të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për Shqipërinë si gjithë Europa.”

LIVE

LIVE – Të rinjtë në një protestë para parlamentit për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijera të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për Shqipërinë si gjithë Europa.#ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 25. April 2019