Të paktën 257 persona kanë humbur jetën tragjikisht në Algjeri nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak.

Avioni u rrëzua pranë aeroportit në Boufarik që ndodhet rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit algjerian.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e rrëzimit të avionit, ndërkohë që mediat algjeriane kanë raportuar se tragjedia ajrore ka ndodhur vetëm pak minuta pasi mjeti fluturues është ngritur në ajër.

Forca të shumta policie, 14 autoambulanca e shumë zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave.

“Kreu i ushtrisë ka urdhëruar hetime dhe do të vizitojë vendin e ngjarjes”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes.

Rreth 4 vite më parë, një aeroplan që transportonte një personel ushtarak dhe familjarë të tyre u rrëzua në Algjeri duke vrarë 77 vetë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook