Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një drejtues mjeti, i cili u kap duke transportuar nxënës në shkollë në gjendje të dehur.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar në disa zona në Tiranë, ka rezultuar se disa automjete të transportit publik transportonin fëmijë e nxënës në shkelje flagrante të rregullave të Qarkullimit Rrugor, si pa kontroll teknik, pa licencë transporti, pa vendosur rripin e sigurimit, pa Leje Qarkullimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, etj.

Një rast i tillë flagrant rezultoi ai i një drejtuesi të një autobusi shkolle në zonën e Unazës së Re, ku transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se shtetasi Isuf B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l dhe testi i dytë 1.47 mg/l. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Isuf B., 56 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale të “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Polici rrugor: Zotëria nuk pranon që të vij të bllokimi

LEXO EDHE:  Lajmi i Fundit/ Zbret çifti nga vinçi në Tiranë, negociata me ministren dhe kryebashkiakun

Efektivja në radio: S’pranon?

Polici rrugor: Jo. Ka 4 gjoba pa paguar, pa leje qarkullimi, deshi të largohej dhe duam t’i bëjmë testin e alkoolit.

Shoferi i furgonit që transporton nxënës bën testin e alkoolit

Polici rrugor: Fryji, bravo. 1.38 mg/l. Do të bëjmë një tjetër test. 1.47 mg/l.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook