Bukuroshja nga Elbasani, Trejsi Sejdini pak kohë më parë u shpreh e penduar për rrahjen publike ku ishte përfshirë disa vite më parë.

Mirëpo duket se ndjenja e pendesës ka qenë jo tepër e thellë, pasi Trejsi i është rikthyer “huqit” këtë javë.

Bukuroshja është përfshirë në një tjetër konflikt në një prej club-eve të Tiranës këtë javë, ashtu siç shihet nga videot e shpërndara në rrjetet sociale. 

Ajo është filmuar teksa debaton dhe më pas godet me këpucë një person tjetër në club, ndërkohë që të tjerë ndërhyjnë që sherri të mos vijojë më tej.

Megjithatë, me hiret e saj, Trejsi ka tërhequr jo pak vëmendjen në club, ç’ka me sa duket ka qenë edhe shkaku i sherrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook