Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra pas raportit të publikuar nga “Washington Post”, duke kërcënuar se Koreja e Veriut “do të përballet me zjarr dhe tërbim” nëse guxon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara.

Në raportin e “Washington Post” thuhej se Koreja e Veriut po zhvillon armë bërthamore të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara, shumë më shpejt nga sa pritej.

Pas veprimeve të Koresë së Veriut, Kombet e Bashkuara miratuan së fundmi sanksione më të ashpra ekonomike kundër vendit në fjalë. 

Ndërkohë që retorika e ashpër mes dy udhëheqësve u rrit më tepër pasi Peniani testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik, duke pretenduar se tashmë zotëron kapacitete dhe aftësi për të goditur Amerikën.

Trump u tha reporterëve këtë të martë se “Koreja e Veriut më mirë të mos vazhdojë më me kërcënimet ndaj SHBA-ve. Ajo do të përballet me zjarr dhe tërbim, sikurse bota nuk e ka parë kurrë më parë”.