Në fjalën e mbajtur gjatë emërimit si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu paralajmëroi ristrukturim të këtij institucioni, ndaj dhe gjatë kësaj jave priten ndryshime.

Sikurse u paralajmërua nga Veliu, valë ndryshimesh dhe lëvizjesh e presin këtë javë institucionin e Policisë së Shtetit.

Sipas projektit të tij, strukturat e policisë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe Vendore, si edhe në komisariate, do të kryejnë rishpërndarje të frocave policore në territor.

Zona Policore, do të jetë një ndarje më e vogël se komisariati, ku do të shërbejnë policia e zonës, inspektori i kirmeve dhe patrulla e përgjithshme, duke mundësuar kështu një mbulim të mirë të zonës dhe parandalim të ngjarjeve kriminale.

Kjo ndarje, do t’i mundësojë rritjen e rolit të inspektorit të zonës, i cili do të marrë kontakt nga çdo familje nëpërmjet kartëvizitës së tij.

Ky organizim, do të ndihmojë përpos goditjes së veprimatrisë kriminale, edhe në parandalimin e çështjeve si dhuna në familje, apo krimi mes adoleshentëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook