Zbulohet arsyeja e shkarkimit të pedagogut të Universitetit Bujqësor Dardan Shehdula, i cili është përplasur me rektorin e këtij universiteti Bahri Musabelliut.

Në videon-audio të publikuar në media dëgjohet sherri me tone të larta mes Shehdulës dhe Musabelliut.

Arsyeja e këtij konflikti verbal dyshohet të jetë komenti i pedagogut Shehdula në një postim të ish-zëvendës minsitrit të Arsimit Taulant Mukës.

Nga përgjimet mësohet se arsyeja e shkarkimit nuk ishte fakti që pedagogu Shehdula nuk kishte marrë leje për tu larguar për një konferencë në Gjermani.

Kujtojmë se Dardan Shehdula u shkarkua rreth dy javë më parë nga Rektori i Universitetit Bujqësor, Bahri Musabelliu.

Pjesë nga debati
Musabelliu: Nuk të dëgjoj hiq. Ty të kam dëgjuar me dy veprimet e tua. Ke ikur pa leje dhe ato palaçollëqet me Taulantin dhe të tjerë.

Shehdula: Nuk janë palaçollëqe, janë ato që mendoj. Është opinioni im.

Musabelliu: Të lutem Zt. Dekan, unë nuk mund ta di se si mund të ikë një punonjës largohet nga puna pa leje. Që nga ky moment nëse vendimmarrja do të ishte në dorën time, ky nuk mund të jetë anëtar i universitetit.

Në audio dëgjohen qartë edhe kritikat e ashpra që pedagogu ka për mënyrën se si bëhet mësimi. Studentët ikin rrugëve të bëjnë praktikat, shprehet pedagogu, ndërsa rektori acarohet.

LEXO EDHE:  +18/ "Ik mor t'q***a robt, s'më rruhet fare për ju këlyshë", publikohet video e sherrit mes kreut të PD Gramsh me policinë

Shehdula: 99% e studentëve që kalojnë në farmakologji, janë tapë topi. Nuk duhet të kalojnë fare. Ta them unë me përgjegjësi të plotë.

Musabelliu: Kush je ti?

Shehdula: Unë jam doktor Shehdula, kam mbaruar në Bolonja. Flas 4 gjuhë të huaja. Ky jam unë.

Musabelliu: Po t’i fol! Shkon pa leje.

Shehdula: Ia lash titullarit të lëndës. E di ku i bëjnë praktikat studentët e veterinarisë? I bëjnë rrugëve. I nisim rrugëve. Ku i bëjnë kërkimet shkencore këta njerëz? Ku i mësojmë ne? Nuk kemi klinikë që funksionon. Ky është problemi i vërtetë.

AUDIO- PËRGJIMI/ U shkarkua dy javë më parë, zbardhet sherri i pedagogut me rektorin në Universitetin Bujqësor

AUDIO- PËRGJIMI/ U shkarkua dy javë më parë, zbardhet sherri i pedagogut me rektorin në Universitetin BujqësorDardan Shehdula, është përplasur me rektorin e këtij universiteti Bahri Musabelliu për një koment që pedagogu Shehdula kishte bërë te statusi i Taulant Mukës.Pas kësaj, rektori shkarkoi pedagogun Shehdula

Gepostet von newsbomb.al am Samstag, 15. Dezember 2018