Një objekt misterioz në formën e një topi drite me një bisht të shndritshëm, ka përshkruar mbi qiell në qytetin perëndimor rus të Lipetsk, pak para se të shpërthente mes ajrit.

Kanë qenë të shumtë dëshmitarët okularë që kanë kapur me kamera dhe kanë publikuar pamjet e fluturimit të objektit misterioz në rrjete sociale.

Objekti i paidentifikuar mbi qiellin e Lipetsk, u kap të martën, sipas mediave vendase, të cilat e quajtën objektin misterioz “UFO”.

Burime të pakonfirmuara militare ruse bëjnë me dije se objekti misterioz ishte testimi i një prej raketave balistike interkontinentale të ushtrisë ruse.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritet ruse lidhur me ngjarjen në fjalë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook