Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” deklaroi në lidhje me ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, të shpallur në kërkim për trafik droge, se beson se është i pafajshëm dhe në rast të kundërt, ky i fundit ka abuzuar me besimin e tij.

Tahiri deklaroi se e njeh vetëm drejtorin e qarkut të Vlorës, ndërsa dy policët e tjerë as nuk i njeh.

Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”,-tha Tahiri.

Tahiri: Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin  tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi.