Një i moshuar ka ndjekur nga pas me traktor fqinjin e tij, pasi kishin patur një zënkë mes tyre.
72-vjeçari gjatë momentit të ndjekjes u kap në video, duke e çuar në pranga.
Howell Morris ishte i ulur pas timonit të një traktori të kuq ndërsa e drejtonte atë drejt fqinjit të tij të tmerruar, i cili shihet duke ikur.
Sipas News 4 Jax, Morris kishte patur një argument me 53-vjeçarin Scott Lynch dhe vendosi ta nqiqte me traktor.
Në një moment, Lynch ndalon vrapin për të parë traktorin që po afrohet. Ai pastaj ja mbath vrapit sërish.
Lynch i tha policisë se kishte luftuar për jetën e tij dhe kishte frikë se nëse ai do të ndalonte, Morris do ta shtypte. Ai ishte i trishtuar që duhej të fshihej në garazhin e tij dhe të mbyllte derën për të mos u shtypur nga traktori.
Lynch tha gjithashtu se Morris i bërtiste duke i thënë, “vrapo, lopë e shëndoshë”.
Morris u arrestua dhe u dërgua në burg nga Gjykata e Shën Gjonit për shkak të sulmeve të rënda me një armë vdekjeprurëse pa pasur qëllim për ta vrarë, raporton News 4 Jax.
Autoritetet thanë se përdorën videon e celularit për të gjurmuar Morris dhe për ta arrestuar atë.
Ai u lirua pasi pagoi gjobën prej 2,500 dollarë.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook