Policia e Shtetit e ka marrë seriozisht luftën kundër trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Këtë fakt po e vërtetojnë dita ditës duke ndërmarrë operacione për shfarosjen e plantacioneve të drogës dhe arrestimin e trafikantëve.

Ditën e sotme Policia e Shkodrës, ajo e Pukës dhe FNSH-ja kanë kontrolluar sot territorin e fshatit Gjegjan të Lezhës dhe i kanë vënë prangart dy personave nga fshati Zejmen: Fatmir Nikollit, 32 vjeç, banues në Markatomaj dhe Preng Gjergjit, 26 vjeç, banues në Zejmen.

Arrestimi u  bë pasi gjatë kontrollit në Gjegjan zbuluan 473 bimë kanabisi në fushë, të cilat i dogjën. Aty afër, në proces tharje, disa bimë të tjera dhe 2 thasë me 50 kg kanabis.

Forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik.

Të dy të arrestuarve iu referuan dosjet në Prokurorinë e Rrethit Pukë për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook