Ballina Sport Barcelona fiton trofeun “Gamper”, yjet e saj prekin opinionin publik teksa duartrokasin...

Barcelona fiton trofeun “Gamper”, yjet e saj prekin opinionin publik teksa duartrokasin për të mbijetuarit e Chapecoenses (Video)

Barcelona ka fituar sërish një nga trofetë e përvitshëm atë të “Gamper”, i cili nuk është nga më prestigjozët por është një trofe respekti. Ata e fituan ndeshjen finale me rezultatin 5-0 ku golat për skuadrën spanjolle i shënuan: Deulofeu, Sergio Busquets, Mesi, Luis Suarez dhe Denis.

Ajo çka emocionoi më tepër publikun ishte paraqitja e Shapekoenses, skuadra e lindur prej rrënojave dhe legjenda e njërës prej tragjedive më të mëdha të futbollit, bashkë me United dhe Torinon shumë shumë vite më parë. Në fushën e lojës ishin vetëm 3 persona nga të mbijetuarit të cilët u lutën për shpirtrat e ish-shokëve të ekipit që rreth një vit më parë humbën jetën teksa po udhëtonin drejt Kolumbisë në një transfertë të Kupës së Libertadores.

Jetët e humbura ishin plot 77 dhe mbijetuan mes tyre vetëm 6, mes të cilëve Helio Neto, Folman dhe Rushel që dje ishin në “Camp Nou” për të luajtur ndaj Barcelonës së madhe Europiane.