Ballina Sport Episodi më i shëmtuar në Moto 2, momenti kur piloti i kap...

Episodi më i shëmtuar në Moto 2, momenti kur piloti i kap frenat rivalit kur ishin me 225 km/h (VIDEO)

Ajo që ndodhi të dielën në San Marino është episodi më i shëmtuar që është parë ndonjëherë në një garë Moto 2. Në duel e sipër, kur ishin me shpejtësi 225 km/h, njëri nga pilotët i shkel frenat tjetrit dhe rrezikon që të kthehet në një tragjedi.

Ishte piloti italian, Romano Fenati, ai që bëri këtë gjest të frikshëm pas një dueli të gjatë dhe të egër mes dy pilotëve. Por më pas u përjashtua nga gara dhe është pezulluar në dy të tjera.

“Fenati nuk duhet lejuar më që të hipë mbi motor. Kur të kthehej në bokse, skuadra duhet t’i kishte dhënë një shkelm b… dhe ta përjashtonte përgjithmonë”, tha Cal Crutchlow, pilot i MotoGP.