Ballina Sport Gol në minutën ’93/ Siria siguron “Play Off” e Botërorit, shpërthejnë në...

Gol në minutën ’93/ Siria siguron “Play Off” e Botërorit, shpërthejnë në lot futbollistët dhe stafi (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Shumë pak njerëz e dijnë që Siria dikur ka qenë djepi i civilizimit në lashtësi, pasi prej më shumë se 6 vitesh ajo është përfshirë nga një luftë civile, kundër sistemit të Presidentit Assad.

Kemi parë pamje nga më të tmerrshmet këto vitet e fundit që vijnë nga ky vend, si fëmijë të pafajshëm të vrarë nga betejat, njerëz të pashpresë që dergjen nëpër dete për t’u larguar nga vendi i tyre që është “pushtuar” nga konflikti civil.

Pas shumë ngjarjeve tronditëse, për qytetarët e Sirisë ka ardhur dhe një “lajm i mirë”, edhe pse është thjesht një dritëz e vogël në mes të errësirës, por që i gëzon sado pak sirianët.

Një video emocionuese qarkullon në rrjet ku shihet se si shpërthejnë në lot futbollistët dhe stafi i Sirisë pasi siguruan “Play Off” për një vend në Botërorin “Rusi 2018”.

Ka qenë goli i barazimit i shënuar në limitin kohor të ndeshjes, në minutën e 93-të nga sulmuesi Omar Al Somma në sfidën ndaj Iranit.

Goli i cili i siguroi sirianëve “Play Off”, ka emocionuar pa masë futbollistët dhe stafin e ekipit, të cilët nuk i kursyen as lotët.

Pas barazimit 2-2, ata tani do të përballen ose me Australinë ose Arabinë Saudite në një ndeshje të dyfishtë aziatike muajin e ardhshëm.

Por kjo nuk do të jetë sfida përfundimtare për tu bërë pjesë e 36 skuadrave më të mira të botës pasi për t’u kualifikuar në “Rusi 2018” formula e “FIFA-s” e detyron Sirinë të luajë një “play-off” përfundimtar me skuadrën e vendit të 4 të “CONCACAF”, grupit eliminator të Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore.

Nëse Siria bëhet pjesëmarrëse e Botërorit atëherë, duke marrë parasysh rrethanat ky do të jetë një rast shumë i veçantë që do të emociononte të gjithë botën e futbollit.

 

 

 

Comments

comments