Ballina Bota Momenti dramatik kur pasagjeri i motorit fluturon 20 metra në ajër, por...

Momenti dramatik kur pasagjeri i motorit fluturon 20 metra në ajër, por shpëton mrekullisht (VIDEO)

Ky është momenti shokues kur një pasagjer motori fluturon në ajër, teksa mjeti në të cilin udhëtonte është përplasur me një makinë në autostradë.

Përplasja e tmerrshme ka ndodhur në autostradën Seletar në Singapor, dhe tregon pamjet dramatike se si pasagjeri fluturon mbio makinë e më pas përfundon në asfaltin në anën tjetër.

Video e regjistruar tregon momentin kur motori tenton të parakalojë një makinë që ecën ngadalë.

Pasagjeri është përplasur rreth 20 metra më tej në autostradë, por 21-vjeçari ka shpëtuar për mrekulli.

Motoçiklist 24-vjeçar dhe drejtuesi 21-vjeçar përfunduar në spitalin Khoo Teck Puat. Të dy kishin plagë në këmbë dhe besohet të jenë ende nën kujdesin spitalor.

Video e incidentit u regjistrua nga një tjetër motorist Manster Wirman. Pasi video u ngarkua në internet, u bë virale duke u shpërndarë me mijëra herë.