Ballina Sport Një kampion i lindur! Shihni si përleshej me ariun Khabib Nurmagomedov kur...

Një kampion i lindur! Shihni si përleshej me ariun Khabib Nurmagomedov kur ishte vetëm 6-vjeç (VIDEO)

Pasi mposhti bindshëm një nga rivalët më të njohur e më të fuqishëm në UFC, Conor Mc Gregor, 30-vjeçari rus, Khabib Nurmagomedov, ka pushtuar mediat botërore.

Nga fëmijëria tepër e vështirë që ka kaluar e deri tek shpallja kampion bote për peshat e lehta në UFC, Khabib është kthyer në një shembull frymëzimi për shumë të rinj që adhurojnë artet marciale.

Por mesa duket, Khabib ka lindur për të qenë një kampion, dhe kjo gjë tregohet qartë në një video që po bën xhiron e botës, ku kampioni rus, shihet teksa përleshet me një ari në pyjet e Rusisë, shkruan “DuaLajm.com“.

Duke parë guximin e këtij djaloshi 6-vjeçar në videon e mëposhtme, pa dyshim është e lehtë për të treguar arsyet pse Khabib e “turpëroi” Mc Conor para mijëra fansave të këtij të fundit, duke e mposhtur në 4 raunde.

Në karrierën e tij Khabib numëron 27 fitore dhe ansjë humbje, një rekord që vështirë se mund të thyhet nga ndonjë tjetër.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme për të parë se çfarë trimërie të pashoqe ka pasur Khabib Nurmagomedov që në moshën 8-vjeçare.