Ballina Bota Pamje të rënda/ Demi del jashtë kontrollit, tërheq zvarrë dhe masakron për...

Pamje të rënda/ Demi del jashtë kontrollit, tërheq zvarrë dhe masakron për vdekje me brirë 46-vjeçarin (Video)

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit brutalisht për vdekje nga një dem. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej eventeve me dema në Spanjë.

Policia spanjolle ka identifikuar viktimën si Amadeo A. C., pjesëmarrës në një vrapim me dema në festivalin “Bous al Carrer” në Pucol, rajon në lindje të Valencias, kur u sulmua nga një prej kafshëve.

Pamjet e rënda të publikuara në media, të cilat po bëjnë xhiron e botës, tregojnë momentin kur 46-vjeçari ka marrë goditjet e dhunshme dhe pavarësisht ndihmës së ofruar nga pjesëmarrësit e tjerë, ai nuk i ka shpëtuar dot.

Organizata të ndryshme kanë vite që kërkojnë ndalimin e këtij evenimenti. Ky i fundit, jo vetëm që ka pasur pasoja në jetë njerëzish, por cilësohet edhe si torturë ndaj kafshëve.

Por ka qenë pjesëmarrja e lartë në çdo vit, si dhe kërkesat e mëdha të njerëzve që duan të çojnë adrenalinën në maksimum përmes këtij aktiviteti, që i kanë ndaluar autoritetet zyrtare t’i japin fund vrapimit me dema në mes të qytetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook