Ballina Kronike VIDEO/ Aksidenti tragjik në Shkodër, nxirret nga lumi Drin trupi i pajetë...

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Shkodër, nxirret nga lumi Drin trupi i pajetë i emigrantit nga Greqia (Emri)


Aksidenti tragjik i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër në vendin e njohur si Ura e Bahçallëkut, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Drin ka sjellë humbjen e jetës të 37-vjeçarit që udhëtonte në mjet.

37-vjeçari, i cili ishte duke udhëtuar drejt Tiranës me mjetin e tij tip “Ford Focus”, ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në lumin Drin.

Fillimisht u dyshua për dy persona, por nga verifikimet e bëra nga policia dhe polumbarët rezulton se ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, Sokol Kulla, 37-vjeç me banim ne Greqi.

Pas një ore kërkim polumbarët kanë mundur të gjejnë dhe të nxjerrin trupin e pajetë të emigrantit 37-vjeçar.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.