Ballina Kryesore VIDEO/ Arrestimi i Moisi Habilajt, shpërthen Basha: Të arrestohet Saimir Tahiri! Provat...

VIDEO/ Arrestimi i Moisi Habilajt, shpërthen Basha: Të arrestohet Saimir Tahiri! Provat janë të qarta, pse po hesht Rama?

Pas arrestimit të një prej trafikantëve të drogës dhe armëve më të kërkuar në Itali, Moisi Habilaj, kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër përmes një deklarate për mediat.

Duke hedhur akuza të ashpra mbi ish-ministrin e Brendshëm, ku i kërkon Ramës të arrestojë Saimir Tahirin, pasi sipas Bashës ,Habilaj është kushëriri i Tahirit.

“Habilajt përdorin mes të tjerash automjetin personal të Tahiri, ‘Audin’ e famshëm me imunitet ministror. Prej 24 orës Rama hesht. Prej 24 orësh në emër të opozitës kam bërë pyetjes se ça do thuash tani? Moisi Habilajt ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave të narkotraftikut. Partnerët strategjik i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakontestueshëm që lidhet me rolin e Tahirit si ministër i Brendshëm në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama e ka refuzuar që të marr rolin e kryeministrin dhe e ka caktuar Tahirin koordinator për bashkëqeverisjen. E dimë se është çështje orësh apo ditësh para fakteve që janë vënë për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës, dhe faktet do bëhen publike. E dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Ramës. Pyetja që shtroi sot është se çfarë pret Edi Rama t’i vërë pranga dhe të arrestoj apo të ekstradojë Saimir Tahirin si kapiteni i dorgës në 4 vitet e kaluara?!”, tha Basha.

Duke theksuar se provat që disponon policia italiane dëshmojnë implikimin e ministrit Tahiri, Basha theksoi se nuk pret përgjigje nga Rama, pasi vetë kryeministri është përfitues nga banda e drogës.

“Nuk pres përgjigje prej Edi Ramës, pasi ai e ka mbrojtur Tahirin edhe pse e ka ditur se ai është përfitues prej bandës së drogës. Ai e ka bërë më vetëdije të plotë sepse paratë e drogës janë përdorur nga Rama dhe Saimir Tahiri në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017. Sot jo vetëm Shqipëria dhe Italia, por gjithë Evropa ka faktet e lidhjes së Edi Ramës dhe Tahirit me bandat. Shqiptarët kanë dy rrugë, të ulin kokën ose të pranojnë realitetin malinj ose të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë që të mos qeverisemi nga kryeministri. Është ora e vendimeve të mëdha. Është koha të arrestohet Sajmir Tahiri pasi provat janë në tavolinën e Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook