Ballina Kryesore VIDEO/ Çfarë do të dëshironte të bënte ish-drejtuesi i Top Gear nëse...

VIDEO/ Çfarë do të dëshironte të bënte ish-drejtuesi i Top Gear nëse do t’i përdorte në Shqipëri këto makineri shkatërruese?

Një nga personazhet më të njohur në botën e makinave, por jo vetëm, ish-drejtuesi i “Top Gear”, Jeremy Clarckon ka promovuar disa makineri për shkatërrimin e ndërtesave të banimit.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Jeremy Clarkson shihet duke shkatërruar ndërtesa dhe shtëpi banimi të braktisura.

Jeremy së bashku James dhe Richard shkuan në fushën “Christian Fields” në Gravesend të Britanisë së Madhe, kanë demostruar makineritë e reja të shkatërrimit të banesave.

Ai madje ka thyer dhe rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pasi xhirimet janë bërë pa u marrë masat e duhura të sigurisë

Në videon e mëposhtme, momenti më pikant është kur ish-drejtuesi i emisionit të mirënjohur botëror “Top Gear”, teksa ka hipur mbi fadromë shprehet se imagjino se çfarë do të ndodhte nëse këto makineri do t’i kishim në Shqipëri.

Kjo vjen dhe për faktin se verën e vjetshme Jeremy Clarkson ka zgjedhur që t’i kalojë disa ditë nga pushimet verore në bregdetun e Jugut, ku duket se ka konstatuar dhe ndërtimet pa kriter në bregdetin shqiptar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook