Ballina Sport VIDEO/ De Biasi e nis me fitore debutimin e tij në “La...

VIDEO/ De Biasi e nis me fitore debutimin e tij në “La Liga”, mposht në transfertë 0-2 skuadrën e Enis Bardhit

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi e ka nisur me fitore debutimin e tij në kampionit spanjoll në krye të Deportivo Alaves, duke mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Levanten, ku luan dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi.

Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte në minutën e 33 të ndeshjes me anë të El Haddadi, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 80 me anë të Medran.

De Biasi e ka nisur me këmbë të mbarë drejtimin e Deportivo Alaves, duke i dhuruar skuadrës spanjolle tre pikët e para në kampionat, ku misioni i tij siç e ka deklaruar edhe vetë është shpëtimi nga rënia nga Primera Division.

Alaves pas fitores së parë renditet në vendin e parafundit, duke lënë pas Malagën me vetëm 1 pikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook