Ballina Bota VIDEO/ E pabesueshme! Shihni se si ky njëri qëndron 61 minuta në...

VIDEO/ E pabesueshme! Shihni se si ky njëri qëndron 61 minuta në mes të 100 mijë bletëve duke thyer rekordin botëror


Juan Carlos Ortiz mund të cilësohet si një nga njerëzit më të guximshëm në planet, kjo për faktin se ka vërtetuar që nuk ka frikë nga bletët duke vendosur një rekord të ri botëror në Guinness.

Ortiz, një punonjës në Dickey Bee Honey Farm në Cookstoën, ka qëndruar në një flluske plastike të mbushur me bletë për 61 minuta të mërkurën, përpara një turme në Toronto, duke thyer rekordin e mëparshëm të 53 minuta e 34 sekonda.

“Doja tu tregoja njerëzve se nuk duhet të kenë frikë nga bletët. Kam praktikuar vetëm dy herë përpara se thyeja rekordin”, tha ai për CBC Toronto. 

Brenda në flluskë ishin 100.000 bletë të siguruar nga pronari i Dickey Bee Honey Farm, ku punon Ortiz.