Ballina Sociale VIDEO/ Emocionuese dhe prekëse! Shihni se çfarë bën vogëlushi 3-vjeçar pa duar...

VIDEO/ Emocionuese dhe prekëse! Shihni se çfarë bën vogëlushi 3-vjeçar pa duar për të pushuar së qari vëllain e tij të vogël

Një video tepër emocionuese, e cila është bërë mjaft virale në internet ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në të gjithë botën.

Në video shihet një vogëlush tre-vjeçar, i cili ka lindur me sindromën “Phomocelia & Amelia”, dhe nuk ka duar, teksa përdor një krah dhe fytyrën e tij për të hequr një biberon nga goja e tij dhe për ta vendosur atë në gojën e foshnjës në mënyrë që ai të pushojë së qari.

Kjo video prekëse tregon qartë se dashuria kapërcen edhe mundësitë fizike dhe ky djalosh 3-vjeçar e dëshmon më së miri këtë gjë.

Camden, vetëm 3-vjeç, nuk ka këmbë dhe krahët e tij përfundojnë deri tek kyçi ku duhet të ishin duart.

Video është filmuar nga nëna e dy vogëlushëve, Katie Whiddon, 22-vjeç dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet.