Ballina Sport VIDEO/ FIFA mbyll votimin, zgjidhet goli më i bukur i Botërorit “Rusi...

VIDEO/ FIFA mbyll votimin, zgjidhet goli më i bukur i Botërorit “Rusi 2018”

FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për goli më të bukur të Botërorit.

Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës.

Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Huna Kuinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës.

Kështu Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006.

Më para e kishin fituar Hames Rodrigez në vitin 2014, Diego Forlan në 2010 dhe Maksi Lopez në 2006.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook