Ballina Kuriozitet VIDEO/ Fuqia e pabesueshme e natyrës, shihni “spektaklin” e rrufeve më të...

VIDEO/ Fuqia e pabesueshme e natyrës, shihni “spektaklin” e rrufeve më të rrezikshme në botë

 

Një nga elementët më mahnitës por gjithashtu dhe më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës të natyrës, pa dyshim që janë dhe rrufetë.

Shkarkesat atmosferike të energjisë elektrike të shoqëruara me dritën verbuese dhe zhurmën e frikshme për shumë njerëz krijojnë frikë dhe panik, por ka të tjerë që janë “gjuetarë” të tyre.

Në videon e mëposhtme tregohen disa nga momentet më të frikshme të goditjes së rrufeve të filmuara nga njerëz të guximshëm por dhe “çmendur” njëkohësisht, përderisa rrezikojnë dhe jetën e tyre duke regjistruar me telefon në kohë stuhie.

Shkarkimet e rrufeve zakonisht janë disa milje të gjata, por disa lloje të shkarkimeve horizontale mund të shkojnë në lartësi prej dhjetra milje në gjatësi.

E gjithë drita zgjat vetëm një pjesë të sekondës. Shumica e fazave të hershme formuese dhe të përhapjes së tyre janë shumë më të zbehta dhe jo të dukshme për syrin e njeriut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook