Ballina Personazhe VIDEO/ Genta Ismaili “squat” dhe “twerk” në emision live

VIDEO/ Genta Ismaili “squat” dhe “twerk” në emision live

Këngëtarja e famshme shqiptare, Genta Ismaili ka qenë e ftuar në emisionin “EliteZone” në Tribuna Channel, ku është sfiduar të kërcejë.

Moderatorja e ka sfiduar Gentën që të bëjë “squat” live në emision, pas këngës me të njëjtin titull, duke shtruar pyetjen:

“A din Genta me bo squat përderisa e ka përdorur këtë fjalë gjatë gjithë kohës në klip.”

Këngëtarja e ka pranuar sfidën por me një kusht, që dhe moderatorja e emisionit “EliteZone” të bëjë squat bashkë me të, e cila nuk e ka refuzuar dot të bëjë kërcimin së bashku me Gentën.

Ndërkohë moderatorja i thotë që të bëjë dhe twerk në skenë, njësoj si në videoklip, por prej kushteve që ndodhej këngëtarja nuk e ka performuar si në klipin muzikor por që ka dhënë spektakël për teleshikuesit duke bërë twerk brenda mundësive që kishte.

Pas këtyre dy llojeve të kërcimeve që Genta performoi, ajo së bashku me DJ e emisionit e “thyen” akullin duke vallëzuar “salca”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook