Ballina Bota VIDEO/ Hjustoni goditet nga përmbytjet katastrofike, stuhia më e madhe në historinë...

VIDEO/ Hjustoni goditet nga përmbytjet katastrofike, stuhia më e madhe në historinë e Teksasit

Hjuston-i është përfshirë nga stuhia më e madhe në historinë e Teksasit, thonë meterologët.

Këtë fundjavë ka rënë më shumë se 75 cm shi në pjesë të qytetit, duke shndërruar rrugët kryesore në lumenj dhe duke e bërë të pamundur qarkullimin përveç se me barka.

Sipas meterologëve qyteti pritet të ketë reshjet e gjithë vitit brenda një jave. Me qindra rrugë janë mbyllur në gjithë qytetin, spitalet janë evakuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike.

Ka pasur një raund të ri mbylljesh shkollash dhe të gjitha operacionet komerciale të fluturimit nga dy aeroportet kryesore të qytetit janë ndalur deri në një njoftim të mëtejshëm, pasi pistat janë përmbytur plotësisht.

Deri në 2,000 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet brenda dhe përreth Houston, pasi stuhia tropikale “Harvey” vazhdon të godasë Teksasin me shira të fortë. Helikopterët po përdoren për të marrë njerëzit nga çatitë.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott i tha medias se nuk mund të konfirmonte raportet për disa vdekje të lidhura me stuhinë.